AKTUALITET, 29 Dhjetor 2017, 12:09

Rama: Unë e mora në telefon Bashën, por më doli…

Rama: Unë e mora në telefon Bashën, por më doli…

Ish kryeministri Sali Berisha tha pak ditë më parë se mes stafeve të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës janë bërë negociata për të zhvilluar një takim lidhur me mënyrën se si do të zgjidhet Prokurori i Përkohshëm i Përgjithshëm.

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për negociotat me opozitën

"kam telefonuar kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe telefoni i tij i ka dalë i fikur, ndërkohë që kur i ka dërguar mesazh dhe nuk kam marrë përgjigje." - u shpreh Rama.

“Nuk di që paska thënë Luli që i kam ofruar një pazar, i kam telefonuar dhe doli Albtelekomi. I kam çuar mesazh a mund të komunikojmë dhe nga ana tjetër ka qenë pasqyra e ekranit të telefonit. Nuk kemi komunikuar dhe nuk ka pasur asnjë përpjekje të ndonjë lloj pazar, pse u shkon mendja gjithmonë te pazari? Ç’e kanë këtë sikur janë rritur mes gjelave të detit dhe cdo përpjekje që tu ofrosh u duket sikur u kërkon ndarjen e gjelave. Diçka kanë këta që sa herë u kërkon në mënyrë normale hajde flasin dhe u kujtohet gjeli, jo nuk vij unë se kanë frikë se kofshët i merr tjetri dhe lafsha u ngelet atyre” - shtoi më tej kryeministri..