TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme takimin e fundvitit me gazetarët. Rama është pyetur edhe për vendimin e Presidentit Meta, për dhënien e nënshtetësisë për Kryepeshkopin Janullatos.
Rama u shpreh se është dakord me këtë vendim dhe se ky është një akt pozitiv.
"Presidenti ka bërë shumë mirë që i dha nënshtetësinë Janullatosit. Ky është një akt i cili pajton dhe nuk ndan. Figura e Kryepeshkopit është e ngarkuar me një simbolikë të rëndë, kompleksë. Por mos e harrojmë asnjëherë se Kryepeshkopi ishte drejtuesi i një procesi rilindjeje nga hiri i Kishës Ortodokse. Shqipëria nuk e kishte në atë moment të parë Fan Nolin e vet, në këtë fazë tranzicioni, Kryepeshkopi ka luajtur një rol të rëndësishëm që unë e konsideroj pozitiv, edhe pse nuk kemi ndarë gjithmonë të njëjtat pikëpamje."
/TPZ.AL/