TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokurorja Arta Marku ka bërë sot lëvizjen e parë në institucionin që drejton prej një jave.
Ajo ka shkarkuar nga detyra Rovena Gashin, drejtore e njësisë së dekriminalizimit dhe zyrën e marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.
Rovena Gashi firmosi së fundmi kërkesën dërguar KQZ-së për heqjen e mandatit të deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rahovicës, pasi nuk kishin deklaruar arrestimet në Itali disa vjet më parë.
Në vend të Gashit, Kryeprokurorja Marku ka emëruar Arqile Koçën, një prej kandidatëve për Prokuror të Përkohshëm të Përgjithshëm.
NJOFTIMI i PROKURORISE
Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku nënshkroi ndryshimin e parë në stafin drejtues të institucionit.
Duke filluar nga dita e sotme (e Premte, dt. 29.12.2017), prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, në përbërje të të cilës është edhe Sektori për “Verifikimin e integritetit të zyrtarëve…”.
Prokurorja Rovena Gashi, e cila ishte në drejtim të kësaj Drejtorie, caktohet prokurore pranë Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.