AKTUALITET, 29 Dhjetor 2017, 13:36

Edi Rama tallet me Presidentin Meta: E sheh Amerikën si "Ali Demin" 

Edi Rama tallet me Presidentin Meta: E sheh Amerikën si "Ali

Kryeministri Edi Rama, në takimin e fundvitit me gazetarët nuk ka nguruar të bëjë ironi therëse me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, për letrën që ky i fundit i dërgoi Presidentit Trump, ku kërkonte ndjesë për votën e Shqipërisë në OKB.

Sipas Ramës, kjo letër nuk mund të ishte parashikuar, njëlloj siç nuk mund të parashikohej këpuca e Monikës në Parlament.

" Nuk mund ta kisha parashikuar dot letrën e Presidentit, siç nuk parashikova dot këpucën e Monikës. Janë gjëra këto që nuk parashikohen. Fuqia ime për të parashikuar nuk shkon dot deri këtu."

Rama iu referua Presidentit Meta, kur tha se ka politikanë që e shohin Amerikën si lagjia "Ali Demi" që duhet të shpëtojë "Gjirin e Lalzit", vendi i preferuar i Metës, për të kaluar pushimet.

"Ju kujtohen këta kur thonin që fitoi Trumpi dhe festonin më shumë se Trumpi, sikur kishin fituar zgjedhjet këtu? Si mundet ta mendojmë ne Amerikën, sikur është një lagjia "Ali Demi"? Edhe hajde tani të lidhemi me të fortët e Ali Demit, që të luftojmë me çunat e Laprakës. Jeni në vete? Edhe ti themi atyre në Ali Dem, që shiko aty në Laprak, janë ca që flasin keq për ju. Edhe të vijnë Ali Demsat të na ndihmojnë, ne të Gjirit të Lalzit."

Duket se kryeministri nuk është shqetësuar aspak nga letra e Presidentit, përkundrazi ka gjetur material të bollshëm për të bërë humor.

/TPZ.AL/