TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vijojnë të mblidhen të ardhura për procesin e rindërtimit në Shqipëri. Ambasada e Suedisë në Tiranë njofton se Suedia ka vendosur të dhurojë 5.6 milionë euro për Shqipërinë.
Gjithashtu, ambasada njofton se ministri i Suedisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim Peter Eriksson është në Bruksel, pjesëmarrës në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë.
“Suedia po e mbështet Shqipërinë me 5.6 milion euro pas tërmetit❗️ Sot Ministri ynë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim, Peter Eriksson është në Bruksel, pjesëmarrës në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë. Shikoni videon e shkurtër për të mësuar më shumë rreth mbështetjes Suedeze”, thuhet në njoftimin e ambasadës suedeze në rrjetet sociale.
https://www.facebook.com/SwedeninAL/videos/519472462314226/