TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një intervistë për gazetaren Vilma Masha në “Supersport”, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ndër të tjera, është pyetur se kur do të vijë koha që të thotë “mjaft”, nga drejtimi i organit më të lartë të futbollit.
Ja dhe deklarata e Dukës, në intervistën që do të publikohet e plotë, në Supersport, ditën e dielë, në orën 21:00.
Vilma Masha: Nëse një ditë do të thonit mjaft! Stop! Nga se do të vinte kjo, nga lodhja apo ndonjë arsye tjetër?
Armand Duka: Nga Zoti. Vetëm Zoti duhet të thotë mjaft. Mjaft, mjaft, duhet të thotë ai që s’ka asgjë. Ai që ka duhet të luftojë gjithmonë për më shumë. Ai që ndjen se, duhet të japi, duhet të vazhdojë të japi më maksimumin e tij, me përkushtimin e tij, me ndërgjegjen e tij. Mjaft, thotë vetëm Zoti!