TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skënderbeu nuk do të ketë nevojë të shtegtojë drejt Elbasanit për të luajtur ndeshjet e tij në arenën ndërkombëtare dhe së shpejti tifozët korçarë do të mbështetin skuadrën në qytetin e tyre pasi impianti aktual në Korçë do të rikonstruktohet.
Kryebashkiaku Sotiraq Filo ka deklaruar sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se do të bëhet brenda vitit 2018 rindërtimi sipas standardeve ndërkombëtare i stadiumit ekzistues.
Ai ka bërë të ditur se për këtë stadium ishte bërë gati dokumentacioni për fondin që do të miratojë qeveria shqiptare për rindërtimin e impiantit pasi shteti shqiptar ka vendosur që të mbulojë shpenzimet për projektin siç ka bërë me stadiume të tjera.
Shikoni stadiumet në Shqipëri, të realizuara dhe në projekt!
[gallery ids="44158,44159,44160,44161,44164,44166,44163"]