TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në këtë sezon festash, minatorët e kompanisë AlbChrome, pjesë e Grupit Balfin, kanë patur një surprizë të këndshme. Në te gjitha objektet ku kjo kompani operon të cilat përfshijnë Minierën e Bulqizes, Uzinën e Ferrokromit Burrel, Fabrikën e Përpunimit Elbasan dhe Traverbankun në Klos, punonjësit janë prezantuar me pako dhuratash të cilat janë shpërndarë nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Grupit Balfin Z. Samir Mane dhe janë pjesë e kontributit, vëmendjes dhe kujdesit të veçantë që Grupi tregon ndaj punonjësve të tij.
Në këtë kuadër, në një ambient festiv, në festa të veçanta në ambjentet e tyre të punës, rreth 1100 punonjësve të minierës së Bulqizës, Uzinës së Ferrokromit Burrel, Traverbankut Klos dhe Fabrikës së Përpunimit Elbasan, u janë dhuruar pako me dhurata për fëmijët e tyre dhe ushqime, në shenjë mirënjohje për punën dhe rezultatet e arritura gjatë vitit 2017 dhe për të bërë të mundur një fundvit sa më festiv për ta dhe familjet e tyre.
AlbChrome shpk është pjesë e Grupit Balfin, Grupit më të madh të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë ne rajon i cili është i mirënjohur në treg me markat e tij si TEG, QTU, Neptun, Jumbo, Spar Albania, markat fashion si Mango, Cortefiel, Springfield, Okaidi, e shumë të tjera.
AlbChrome është cilësuar si një ndër 5 prodhuesit më cilësorë të Ferrochromit në botë nga Revista Metalbulletin, revista më e madhe dhe e specializuar në publikimin e informacioneve në fushën e metaleve, me seli në Britaninë e Madhe, në Nëntor 2015.
Grupi Balfin është i vendosur dhe beson se rritja e një biznesi duhet të shoqërohet paralelisht me përkujdesjen ndaj punonjësve të cilët përbëjnë një nga vlerat dhe pasuritë më të rëndësishme të tij.
[gallery ids="44150,44151,44152"]