Mes të plagosurve, ishte edhe Lul Kulla, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Sakaq, ka folur për mediet shefi i komisariatit në Shkodër Hamdi Shullani. Sipas Shullanit, është bërë kçyrja e kamerave të sigurisë në laboratorin e kriminalistikës Tiranë por mesa duket nuk ka ende asgjë konkrete për autorin.
“Nuk ka ende asnjë detaj mbi autorin që vendosi motoçikletën ne hyrje te godinës dy katëshe, e cila kishte edhe tritolin. Për ngjarjen po vijojmë hetimet, jemi në bashkëpunim me policine e përgjithshme”, u shpreh shefi i Shkodrës.