TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shefi i Pediatrisë, Fatmir Shahini tregoi për gazetarët kushtet në të cilat ndërroi jetë vajza 7 vjeçare e sëmurë me grip. Mjeku tha se fëmija erdhi në gjendje të fikti, pasi gjendja gripale ishte neglizhuar.
“Me gjithë impenjimin dhe angazhimin maksimal të stafit mjekësor nuk mundëm ta mbanim në jetë. Ajo kishte katër ditë në gjendje gripale dhe prindërit e kishin neglizhuar, pasi kishin pasur tre ditë më parë dhe një vdekje në familje, kishte vdekur gjyshi i saj”- thotë ai.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor tha ai, gjendja ishte shumë e rëndë dhe pasi kaloi në koma, ishte e pamundur të shpëtohej. Në pediatrinë e Durrësit ka mbërritur një grup oficerësh të policisë gjyqësore që kanë nisur hetimet për rrethanat dhe trajtimin e fëmijës.