AKTUALITET, 18 Prill 2019, 12:03

I zuri vendin Petrit Vasilit, Nimet Musai premtues para LSI-stave: Ne të pavarurit do të jemi aktorë politikë të dorës së parë

I zuri vendin Petrit Vasilit, Nimet Musai premtues para LSI-stave: Ne të


Nimet Musai, i zgjedhur si kryetar i grupit parlamentar të deputetëve të rinj të pavarur të Lëvizjes Socialistë për Integrim, ka përgëzuar “homologen”, Rudina Hajdari dhe është zotuar se ky grup do të jetë një aktor i fortë politik.

Ai u referua duke thënë se “do jemi aktorë politikë të dorës së parë”.

Ne grupi i deputetëve të pavarur do jemi aktorë të dorës së parë. Përgëzoj Rudina Hajdarin për pozicionin e ri. Falenderoj kolegët që më zgjodhën.

Ne jemi në mbështetje të Kodit të Ri Zgjedhor. Falenderoj kolegun Balla që solli draftin në parlament. Mbështesim të gjitha reformat që çojnë para vendin tonë,”- u shpreh Nimet Musai, kryetar i grupit parlamentar të deputetëve të pavarur të LSI.