TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka komentuar me anë të një postimi në Facebook, deklaratën e bërë sot në Kuvend nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, duke e quajtur këtë të fundit “damlla dhe i lajthitur”.
Vasili tha se “Ministri i brendshëm në parlament 3 ditë pas grabitjes në aeroportin e Rinas deklaroi:
“Kemi CËNIM dhe jo rrëzim të sigurisë, nuk mund të flasim për rrëzim të sigurisë kombëtare për atë incident që ndodhi në Rinas”,
Po i njëjti ministër i brendshëm po në parlament sot deklaron krejt të kundërtën:
“Siguria kombëtare e Shqipërisë nuk mund të cenohet nga një grup prej pesë vetash që cenojnë sigurinë në aeroportin e kryeqytetit.”, tha Lleshaj.
"Po të njëjtin ministër të brendshëm e nxorën për zverku nga aeroporti dhe hyri Ushtria në aeroport”.
“Shqipëria nuk ka ministër të brendshëm dhe idiotësi të tilla shqiptaret nuk kanë dëgjuar kurrë më parë.
Ka përkundrazi një damlla të inkrimnuar, që kriminelët që grabisin Aeroportin nuk i kap, ndërsa protestuesit po i kap”, deklaron ai më tej.