AKTUALITET, 18 Prill 2019, 11:00

FOTO/ Jeta e dy vajzave shqiptare në Gjermani: Punojmë në një azil dhe jemi krenare!


Prej disa vitesh Gjermania është kthyer në vendin që pret gjithmonë e më shumë të rinj nga Shqipëria. Ky është edhe rasti i dy vajzave shqiptare të cilat janë kthyer në lajm në mediat gjermane.

Iris dhe Amela, janë punësuar tashmë në një azil të moshuarish në Gjermani, pas 4 muajve trajnim në Kryqin e Kuq të Bavarisë.

Ato kanë shkuar në Gjermani me paragjykimin lidhur me faktin se do të kujdeseshin për të moshuarit. Por tashmë ky mendim ka ndryshuar.