AKTUALITET, 18 Prill 2019, 11:44

Rudina Hajdari ‘vihet në shërbim’ të Edi Ramës: Do dalim me kandidatë në zgjedhjet e 30 Qershorit

Rudina Hajdari ‘vihet në shërbim’ të Edi Ramës:


Pasi ka marrë kryesimin e grupit të PD-së në Kuvend, Rudina Hajdari ka deklaruar se zgjedhjet e 30 Qershorit nuk mund të bojkotohen.

Ajo u ka bërë thirrje demokratëve që të votojnë kandidatët që do të dalin nga opozita e re, edhe pse tha se koha nuk premton shumë për të bërë zgjedhjet e duhura.

Në këtë mënyrë opozita e re duket se i bën dhe shërbimin e fundit kryeministrit Rama, i cili këmbëngul se zgjedhjet lokale do të mbahen, qoftë edhe pa pjesëmarrjen e PD-së dhe LSI-së.

“Ne do përfaqësojmë gjithë demokratët që nuk kanë qenë dakord me dorëzimin e mandateve dhe do shpalosim një alternativë për një vizion të Shqipërisë së nesërme.

Do luftojmë që të bëhet një riformatim të këtij parlamenti që është i kalbur dhe të gjitha të këqija e Shqipërisë i vijnë në sajë të këtij Kuvendi”, u shpreh entuziaste Hajdari.

“Ky grup është kundra ndryshimeve të bërë në 2008 që sollën një degradim të institucioneve dhe demokracisë në përgjithësi.

Do gjejmë një model të ri, një sistem të ri që ti shërbejë Shqipërisë. Kjo është kauza jonë e vetme dhe më e rëndësishme. Ky vendim përfaqëson një mendim të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm të partisë demokratike.

Ne si grup Parlament nuk jemi dakord për bojkotimin e zgjedhjeve në qershor në 2018.

Demokratët nuk do i lemë bosh në këto zgjedhje. Ftoj çdo parti opozitare të rimendojnë vendimin e tyre për të mos marrë pjesë në zgjedhje”, u shpreh më tej Hajdari.