TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i opozitës së re, Muslim Murrizi në fjalën e tij në Kuvend i kërkoi llogari ministrit të Brendshëm për supergrabitjen në aeroportin e Rinasit.
Ai tha se ministria e Brendshme dhe vetë ministri Lleshaj janë të detyruar të garantojnë sigurinë për qytetarët shqiptarë dhe jo të justifikohen me faktin se vjedhje të tilla ndodhin edhe në vende e tjera të botës.
“Ne të kemi thirrur si ministër të Brendshëm. Është detyrë e juaja dhe institucionit që ju drejtoni, që të garantoni qetësi. Unë isha dje në komisariatin e Rinasit, me të thënë të drejtën: Ai komisariat ishte i vitit 1975.
Unë e di mirë dhe pashë korrespondencën e shefit të komisariatit drejtuar TIA-s , kishin marrë ironi false, ç’të duhet ty?. Shqiptarët nuk e dinë sa para janë vjedhur në Rinas. Më thanë se 7 thasë me euro janë vjedh me 9 prill.
Në 2013 erdhën disa makineri rrangalle nga Anglia dhe ikën. Ju nuk i kontrolloni kontingjentët që janë brenda aty në Rinas. Kush është kjo kompani që nuk ia hap derën e FNSH. FNSH ka qenë me marrë disa persona të depërtuar.
Pse nuk e arrestuat ju këta persona, por ju arrestoni fukarenjtë. Ato para sa janë dhe a janë në Shqipëri apo kanë ikë jashtë? Sa është numri i këtij grupi bandit-kriminal?
Kjo është ngjarje që duhet pasur vëmendje, sepse ju paguani për të siguruar rend brenda territorit të Shqipërisë. Kur këtë nuk e bëni në Rinas, çfarë do mendoj ai i Konispolit apo i Shishtavecit. Ju duhet të keni përgjegjësi për karrigen që mbani. Nëse ju mendoni se faji është i koncesionit, atëherë silleni ligjin këtu.
Unë kërkoj që ju, së pari komisariatin e Rinasit bëjeni komisariat, sepse nuk është. Bëjeni atë komisariat që t’i vijë era shtet.
Unë nuk e di pse nuk kanë hyrë në derën kryesore. Justifikime se ngjarje të tilla ndodhin gjithandej, ju më mirë mos të vinit fare në Kuvend.
Ky nuk është precedent. Nëse nuk e keni karremin në fyt, sille atë ligj këtu dhe anuloje”, tha ai.