TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ylli i Everton James McCarthy ka pësuar një dëmtim të frikshëm pasi theu këmbën gjatë një dyluftimi me sulmuesin e West Brom Salomon Rondon.
Rondon ishte duke u përgatitur të godiste topin kur po vinte ndërhyrja e yllit të Everton McCarthy gjatë sfidës së Premier League në Goodison Park.
Por asi i WBA aksidentalisht ka goditur pjesën e prapme të këmbës duke lënë irlandezin në tokë në një agoni të paparë.
Sapo ai pa këmbën e thyer të kundërshtarit ai shpërtheu në lot.
Menjëherë nxiti arbitrin të thërriste në fushë mjekët e Everton për të ndihmuar McCarthy.
Teksa lojtarët e Everton u afruan menjëherë për të ndihmuar edhe ata shokun e ekipit, lojtarët e West Brom filluan të ngushëllonin sulmuesin venezuelian pas shokut të pësuar.
Mjekët erdhën menjëherë duke vendosur maskën e oksigjenit për të dëmtuarin. Më pas e nxorën nga fusha me një barelë.
[gallery ids="59126,59125,59127,59128"]