AKTUALITET, 20 Janar 2018, 21:49

Bora Zemani flet për herë të parë për ndarjen nga Vin Veli: Ja çfarë ndodhi

Bora Zemani flet për herë të parë për ndarjen nga Vin
Bora Zemani dhe Vin Veli kanë qenë një nga çiftet më të komentuara të vitit që lamë pasi lajmet për ndarjen e tyre u përhapën me shpejtësi. Ndërsa Vin Veli në intervista të ndryshme e ka pranuar ndarjen, Bora nga ana tjetër deri më sot nuk kishte folur publikisht.

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, moderatorja më në fund foli për ndarjen dhe zbuloi arsyen që e çoi atë dhe Vin Velin në këtë vendim duke u shprehur se gjatë vitit që lamë pas ata kishin pasur probleme.

“Viti që kaloi ka qenë i mbushur me lajme për ne. Probleme kemi pasur gjatë vitit, por nuk e dinim akoma ç’po ndodhte me ne kështu që nuk mund të thoja: ‘Shiko jemi pak në krizë tani, sapo ta zgjidhim do t’ju lajmërojmë”, u shpreh Bora.