AKTUALITET, 21 Janar 2018, 12:07

Familjarët e 21 Janarit i kërkojnë drejtësi, habit Rama: Ka agjenci të huaja që duan të na lidhin me mafian

Familjarët e 21 Janarit i kërkojnë drejtësi, habit Rama: Ka

Familjarët e katër protestuesve të vrarë më 21 Janar 2011 janë pritur siç do 21 janar nga Kryeministri Rama, që si gjithmonë u ka premtuar drejtësi. Po ndërsa familjarët kanë mbajtur nga një fjalim fare të shkurtër duke kërkuar drejtësi, kryeministri Rama ka mbajtur një fjalim afro 60 minuta ku ajo çka ka bërë përshtypje është fakti se Rama ka folur për forca të brendshme por edhe të huaja që investohen të godasin qeverinë e tij për ta demonizuar si një qeveri të lidhur me mafien, që flasin për një popull që s’ka bukë, për të rinj që duan të ikin, që s’ka shëndetësi, që ka kabinizuar vendin.

/TPZ.AL/