TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ajo ka bërë thirrje të gjithëve për të në protestë, pasi sipas saj vendi është në krizë dhe duhet një reagim i fortë nga të gjithë.
Pjesë nga fjala e Kryemadhit
Rinia ka një vlerë shumë të madhe për ne shqiptarët, pasi ata janë ardhmja. Nëse të gjithë të rinjtë dhe të rejat do të iknin nga Shqipëria, vendi ynë do të ishte me i plakuri në botë.
Të gjithë po ti pyesësh ndihen të lodhur nga politika, jemi i vetmi vend që jemi në tranzicion në të gjithë Ballkanin perëndimor.
Shqiptarët kanë nevojë për deputet të cilët e duan zgjedhësin e tyre dhe të ngrejnë zërin në Parlament.
Në Shqipëri po instalohet një strukturë kriminale e cila nuk ka ndodhur në 27 vite demokraci. Shqiptarët janë populli me i vjetër dhe kjo është dhe krenari dhe një nxitje për tu treguar të gjithë atyre që nuk besojnë tek shqiptarët.
Jemi popull që punët tona i zgjidhim vetë dhe nuk lejojmë jabanxhinjtë të na i zgjidhim.
Populli në 27 janar do të jetë pa parrula politike dhe ne dhe me një frymë po të duam e rrëzojmë Edi Ramën.