TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autori është gjendur i vetëvarur në përroin e Manalatit dhe më pas trupi është transportuar për në morgun e Spitalit Rajonal të Gjirokastrës. Policia nuk është prononcuar për shkaqet e ngjarjes tragjike. Por sipas banorëve viktima vuante nga depresioni për shkak të gruas së tij të sëmurë në Greqi.
Njoftimi i policisë
Më datë 19.01.2018, në lagjen “Zinxhira”, në katin e dytë të pallatit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A.V vjeç 53, ku janë djegur pajisjet shtëpiake të një dhome. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se shkaku i djegies së banesës është vënia e zjarrit nga shtetasi A.V, i cili kishte probleme të theksuara mendore dhe pas djegies së banesës ky shtetas ka dalë me vrap nga banesa e tij dhe me pas është gjetur i vdekur në përroin e lagjes “Manalat”, ku ishte vetëvarur. Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.