AKTUALITET, 21 Janar 2018, 11:51

Merr tjetër rrjedhë ngjarja e Vlorës, nënë e bir me shenja dhune para se të binte zjarri…

Merr tjetër rrjedhë ngjarja e Vlorës, nënë e bir me

Një tjetër rrjedhë ka marrë ngjarja tragjike e ndodhur mesnatën e djeshmë në Vlorë ku nëna dhe djali humbën jetën nga një zjarr që përfshiu banesën.

Burime për “News 24” thonë se në dy trupat e djegur janë gjetur shenja dhunë. Djalit i janë gjetur shenja në kokë e ndërsa nënës së tij në qafë.

Po ashtu të njëjtat burime thonë se po bëhet një ekzaminim mjeko-ligjor më i thelluar për të zbuluar nëse janë vrarë para se banesës ti vihej zjarri nëna dhe djali i saj 43 vjeç.

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja tragjike që i mori jetën nënë e bir në qytetin e Vlorës pak pas mesnatës së mbrëmshme.

Një nga të afërmit e dy personave ka treguar për “News 24” se si u gjetën trupat e pa jetë të shkrumbuar nga zjarri.

“I gjetëm dy trupat e karbonizuar, në trupin e Novruzit u gjet edhe një cigare,” ka deklaruar ai duke shprehur gjithashtu situatën tragjike në momentin e kontrollit në banesën e djegur.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se viktimat janë identifikuar si Selkie dhe Novruz Hoxhallari, nënë e bir.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë një katëshe në afërsi të zonës së pyjores, pranë “Pyllit të Sodës” rreth orës 4 të mëngjesit. Në banesë ndodhej nëna 73 vjeç dhe djali i saj 43 vjeç.