TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Ka shanse që të arrihet parimisht marrëveshja për heqjen e ligjit të luftës dhe do të detajizohet edhe marrëveshja e nënshkruar nga qeveria e z.Berisha para disa vitesh për varrëzat e ushtarëve grek. Nuk mendoj se do të zgjidhet as çështja e kufirit detar dhe jo e jo, çëshja çame”, u shpreh Milo.
Ligji i luftës i mbajtur ende në fuqi nga pala greke lidhet edhe edhe me çështjen e pronave të shqiptarëve në territorin grek.
Studiuesi Ksenofon Krisafi tha në emisionin #Përballë se heqja e ligjit të luftës do të duhej të shoqërohej edhe me amendimin e një ligji grek të vitit 1998, që lidhet me regjistrimin kadastral.
“Shqiptarët nuk e patën mundësinë të bënin regjistimin e pasurive të tyre atje në kadastra sipas kërkesave të ligjit të vitit 1998, as edhe të bënin proçese gjyqësore dhe t’I ndiqnin ato deri në instancat e fundit. Kështu që duhet patjetër të amendohet edhe ky ligj sepse përndryshe rënia e ligjit të luftës nuk do të ketë efekt praktike”, tha Krisafi në emisionin #Përballë.
Pak pritshmëri nga negociatat Shqipëri-Greqi ka ish- ministri i Jashtëm, deputeti i PD-së, Tritan Shehu.
Ai fajëson qeverinë se me retorikën politike gjatë 4 viteve të fundit ka dëmtuar marrëdhëniet me Greqinë.
“Bisedimet janë të domosdoshme dhe unë I inkurajoj bisedimet, por unë personalisht nuk kam ndonjë pritshmëri, ashtu si nuk kishte as për Kretën, sepse problem I dëmtimit të marrëdhënieve në këto 4 vite kërkon një përgjegjësi, kërkon një analizë dhe pastaj mund të futen në rrugën e normalitetit. Dhe unë jam I bindur në një gjë, që sot pozitat e Shqipërisë në bisedime me Greqinë janë shumë më të dobta se 8, 9apo 10 vite më parë”, – tha Shehu.
Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë në një situatë paradoksale. Mes dy shteteve nuk ka kufijë të njohur zyrtarisht, ka në fuqi një ligj lufte nga ana e shtetit grek, por kemi edhe një traktat miqësie. Ndërkohë që të dy vendet janë anëtare të NATO-s.