TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tragjedi ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Dy persona nënë dhe djalë kanë humbur jetën pas një zjarri të rënë në banesë pas mesnate.
Vktimat janë identifikuar si Selkie dhe Olsi Hoxhallari, nënë e bir.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë një katëshe në afërsi të zonës së pyjores, pranë “Pyllit të Sodës” rreth orës 4 të mëngjesit. Në banesë ndodhej nëna 70 vjeç dhe djali i saj 45 vjeç.
Viktimat janë me origjinë nga Korça, e ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një cigareje të ndezur ose një zjarri të mundshëm për tu ngrohur.
Të dy trupat janë shkrumbuar, e ndërsa policia po heton rrethanat dhe shkaqet e kësaj tragjedie.
[gallery columns="1" ids="59014,59015,59016,59017"]