AKTUALITET, 21 Janar 2018, 10:23

Nënë e bir të shkrumbuar në Vlorë, i afërmi: Si i gjetëm trupat e karbonizuar

Nënë e bir të shkrumbuar në Vlorë, i afërmi: Si i

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja tragjike e orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme në qytetin e Vlorës ku flakët i morën jetën dy personave.

Si pasojë e zjarrit që shkrumboi një banesë në lagjen “1 Maji” kanë humbur jetën nënë e bir, Selkie dhe Novruz Hoxhallari, përkatësisht 73 dhe 43 vjeç.

Familja Hoxhallari prej vitesh kishin ardhur nga Maliqi i Korçës dhe jetonin në Vlorë. I afërmi i tyre i kontaktuar nga “News24” ka treguar tmerrin pas ngjarjes tragjike.

“I gjetëm dy trupat e karbonizuar, në trupin e Novruzit u gjet edhe një cigare,” – është shprehur ai.

Nga dyshimet e para thuhet se banesa u përfshi nga flakët për shkak të kontaktit të rënë nga rrjedhja e bombolës me sobën me dru.