AKTUALITET, 10 Janar 2018, 22:04

I kërkoi favore seksuale për të ulur kamatën e borxhit, dënohet shqiptari në Itali

I kërkoi favore seksuale për të ulur kamatën e borxhit,

Po përjetonte një moment të vështirë ekonomik dhe kërkon borxh një mijë euro nga një shqiptar, i cili më pas i kërkon jo vetëm me interes të lartë, 1500 euro, por edhe me favore seksuale për të ulur kamatën.

Kjo është ajo shkruan portali italian Centropagina.it, për historinë e një gruaje 55-vjeçare italiane të papunë nga komuna Montemarçiano, në rajonin e Ankonës, e cila i kishte marë borxh një shqiptari 25-vjeçar, i cili tashmë është dënuar.

“Paguaj ose të preva gurmazin”, “Ti e di si punojmë ne”, këto janë disa nga frazat që citohen.

Faktet i referohen një ngjarje të vitit 2012, por në kohën që italiania i kishte bërë gati paratë, shqiptari kishte rënë në burg për një çështje tjetër.

Pasi doli nga burgu, shqiptari i kërkoi paratë gruas, duke i kërkuar edhe favore seksuale. Ajo lajëmroi karabinierët, që më pas e arrestuan 25-vjeçarin në korrik të vitit 2012. Sot, gjykata e vendosi ta dënojë me gjashtë muaj burg./TPZ.AL/