AKTUALITET, 28 Mars 2019, 18:34

I arrestuan djalin për vrasjen e Jurgen Kurtit, flet nëna e Olsi Qalliaj: Akuzohet kot, është i pafajshëm

I arrestuan djalin për vrasjen e Jurgen Kurtit, flet nëna e Olsi

Olsi Qalliaj është një nga personat e arrestuar të martën e kaluar vrasjen e Jurgen Kurtit bashkë me dy persona të tjerë nga Fieri.

E ëma e Olsi Qalliaj, 42-vjeçarja E.Q., ka deklaruar se djali i saj nuk është i përfshirë në këtë ngjarje.

Sipas 42-vjeçares, familja jeton me të ardhurat që ju siguron një dyqan i vogël ushqimor. Sipas saj Olsi nuk është i tillë.

“Burri punon usta dhe ndodhet në emigracion nesër vjen nga Italia. Kam dy djem, Olsi është i papunë, pa makinë, pa biznes, punon sa për vetë. Jemi të pafuqishëm për ta përballuar këtë gjë. Djali akuzohet kot, është i pafajshëm. Kemi një dyqan të vogël ushqimor me të cilin mbajmë familjen”.