AKTUALITET, 28 Mars 2019, 16:14

Erion Veliaj reagon për protestën e opozitës: Hipokritë dhe vandalë të pamëshirshëm të dhunës

Erion Veliaj reagon për protestën e opozitës: Hipokritë dhe

Pas fjalës së Edi Ramës dhe taulantëve të tjerë në Kuvend, nuk mund të mungonte pa shprehur besnikërinë e tij ndaj liderit edhe kryetari i Bashkisë, që deri pak kohë më parë kishte qëndruar i tërhequr në përplasejn e fortë mes qeverisë dhe opozitës.

Në garën për të rënë sa më shumë në sy të udhëheqësit, edhe Erjon Veliaj ka përsëritur termat taulantikë për huliganë e vandalë, duke iu referuar mijëra qytetarëve që edhe sot protestuan para Kuvendit dhe ministrisë së Brendshme.

Në një postim shballon në rrjetet sociale, me një gjuhë si ato të fletërrufeve të kohës së komunizmit, kryetari i Bashkisë së kryeqytetit shkruan: “Pamje mbresëlënëse nga Koordinatori i PD për Trashëgiminë Kulturore! Paradite shkatërron veprën e Florestano di Faustos, pasdite kinse mbron tallashin e Teatrit! Hipokritë e vandalë të pamëshirshëm! Lum Tirana, ju ka bërë dalje me vakt e refuzon çdo herë ekskursionin tuaj të dhunës!”.

Veliaj mesa duket nuk do që të mbetet pas në garën e devotshmërisë ndaj liderit që ka mbërthyer Rilindjen, por ende gjendet disa pikë larg nga Elisa. /lapsi.al/