AKTUALITET, 28 Mars 2019, 16:45

Humbi ndjenjat në protestë, Spahia viziton të riu në spital: Rrahin qytetarët se nuk prekin dot kriminelët (FOTO+VD)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka vizituar këtë pasdite në  spital studentin e gazetarisë Gesard Hazizi, i cili u dhunua gjatë protestës së sotme nga  policia.

Me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook, ish-deputeti shkruan se  gazetari i ardhshëm është dhunuar barbarisht nga policia.

Më tej ai thekson se studenti ka dëmtime të ndryshme në trup për shkak të goditjes së policisë, duke theksuar se kjo është arsyeja kryesore se përse kjo qeveri duhet larguar pasi po dhunon qytetarët të cilët po protestojnë për të drejtat e tyre.

Kujtojmë që studenti i gazetarisë Gesard Hazizi , mbeti i dhunuar gjatë protestës së sotme të opozitës, i cili u transportua menjëherë në spital.

Postimi i plotë:

POLICIA E LLESHAJT SI DHUNUESE FLAGRANTE E QYTETAREVE

Gazetari i ardhshem Gesard Hazizi, dhunohet barbarisht nga policia. Studenti i vitit te pare humbi ndjenjat, pasi u godit dhunshem nga nje efektiv i Shqiponjave. Eshte sjelle me urgjence ne Spitalin e Traumes, pasi ka hematoma dhe demtime te ndryshme nga goditjet e policise. Kjo eshte policia ne sherbim te pushtetit, qe i trajton si kriminele qytetaret protestues, ndersa krimineleve te vertete, as qe guxon t’u afrohet! Ja pse duhet ta largojme sa me pare kete qeveri te inkriminuar qe pasi i vjedh, dhunon qytetaret qe protestojne! Ky eshte nje mision qe duhet ta permbushim, se pari per sigurine tone! E keqja e ketij vendi ka nje emer: ai eshte EDI RAMA, qe mbrohet me shtet policor nga qytetaret e vet. Rama Shporru.