TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Korab Lita, kandidat i listës së PD në Qarkun e Tiranës, ka pranuar të marrë mandatin e deputetit. Mësohet se ai ka dorëzuar në KQZ formularin e vetëdeklarimit, duke shënuar kështu hapin e parë juridik, drejt uljes në karriget e Kuvendit. Ai zëvendëson ish-deputetin Dashamir Shehi i cili iu bashkua vendimit të opozitës së bashkuar për të dorëzuar mandatin. Korab Lita është aktualisht nënkryetar në Bashkinë e Kamzës.
Me Litën, numri i deputetëve në Kuvend shkon 100, ndërsa e ashtuquajtura opozita e re bëhet me 20 deputetë. Sot u betuan në Kuvend si deputetë të rinj, Arben Elezi, ish-kryetar i PD në Peqin dhe Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar, por i renditur në listat e PD-së në Qarkun e Vlorës, ndërsa nuk mori pjesë në seancë për arsye personale, kandidatja e LSI në Shkodër, Ambra Borova.
Opozita e re në Kuvend
PD
Myslim Murrizi
Rudina Hajdari
Ligoraq Karamelo
Alban Zeneli
Majlinda Halilaj
Lefter Maliqi
Adriatik Alimadhi
Arben Elezi
LSI
Enda Koçiraj
Nimet Musai
Ralf Gjoni
Ylli Shehi
Aurora Mara
Erdiola Braha
Edlira Hyseni
Enver Roshi
Edmond Rrushi
Elda Hoti
Ambra Borova
Ka pranuar mandatin
Korab Lita