TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Disa të rinj janë përfshirë në një konflikt me thika pasditen e sotme në zonën e Institutit, ku një person ka mbetur i plagosur.
Bëhet fjalë për futbollistin 21-vjeçar Olsi Meraj, i cili ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar menjëherë në spital, por nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Mësohet se Meraj ka dalë nga stërvitja së bashku me shokun e tij Kevin Gega, teksa janë sulmuar në afërsi të fushës sportive, kur drejt tyre janë afruar një grup personash, të moshës 17 deri në 20-vejç, të cilët mësohet se kanë pasur probleme me Gegën.
Ata kanë sulmuar më pas dy të rinjtë, duke goditur me thikë në fytyrë 21-vjeçarin.Meraj është dërguar në spitalin e Traumës, ku do t’i nënshtrohet një operacioni, ndërsa shoku i tij, Gega është dërguar në komisariatin nr.3, ku po merret në pyetje.
