AKTUALITET, 28 Mars 2019, 15:40

“Rama nxiu Shqipërinë”, Sekretari i Përgjithshëm i PD tregon pse u vendosën tri njollat e zeza në Ministrinë e Brendshme

Pas kryeministrisë, protestuesit e opozitës, gjatë tubimit të sotëm, u ndalën edhe tek Ministria e Brendshme, aty ku e lyen me bojë të zezë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, ka treguar domethënien e njollave të zeza.

Në një postim në facebook, Bardhi shkruan se Shqipërinë e ka nxirë Edi Rama, ku, sipas Bardhit e ka kthyer vendin ën këto gjashtë vite në “bazë operacionale të krimit të organizuar rajonal”.

“Njollat e zeza sot mbi Ministrinë e Brendshme nga qytetarët ishin: 1 për Saimir Tahirin – kampionin e narkoshtetit në Ministrinë e Brendshme; 1 për Fatmir Xhafajn – kampionin e përdorimit të Policisë së Shtetit për të mbrojtur vëllain trafikant droge; 1 për Llesh Kimikun – kampionin e servilizimit, paaftësisë dhe korrupsionit!”, ka shkruar ai në facebook.

Postimi i plotë:

Shqipërinë e ka nxirë Edi Rama duke e kthyer në këto 6 vite në “bazë operacionale të krimit të organizuar rajonal”, “pikë kyçe të shpërndarjes së heroinës në gjithë Europën” dhe “vend kryesor të pastrimit të parave në botë”.

Njollat e zeza sot mbi Ministrinë e Brendshme nga qytetarët ishin: 1 për Saimir Tahirin – kampionin e narkoshtetit në Ministrinë e Brendshme; 1 për Fatmir Xhafajn – kampionin e përdorimit të Policisë së Shtetit për të mbrojtur vëllain trafikant droge; 1 për Llesh Kimikun – kampionin e servilizimit, paaftësisë dhe korrupsionit!

Tik….tak….tik….tak

Rama ik!

#Shqipëria si gjithë Europa