AKTUALITET, 28 Mars 2019, 16:58

Boja e zezë tek Ministria/ Braçe fton protestuesit për dialog: Debatoni me ne, Luli i ka paratë e tij

Boja e zezë tek Ministria/ Braçe fton protestuesit për dialog:
Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me protestën e opozitës, e cila nisi nga Bulevardi dhe përfundoi tek Ministria e Brendshme. Braçe ka postuar foton e protestuesit që spërkati me bojë të zezë murin e Ministrisë duke e “udhëzuar” që për problemet e tij me qeverinë të debatonte në vend të që ushtronte akte huliganizimi. Në reagimin e tij, Braçe nuk ka lënë pa thumbuar edhe kryedemokratin Lulzim Basha dhe lobimet nga ana e PD-së në arenën nsërkombëtare. “Jemi ne shekull tjeter, ne ate te te menduarit, arsyes, debatit, bindjes! Me dhune nuk arrin asgje! Cfare borxhi ju ka nje Shqiperi e tere qe mezi pret ekonomine te konsolidohet e rritet, kthehet ne te ardhura per familjet e saj?! Asgje! Boll me Lulin! Ai i ka parate e tija!”,-shkruan Braçe.
View this post on Instagram

PERSE OR MIK, PERSE?! S(B)ASHA NGA RUSIA I KA BERE PARATE E TIJA!! Perse nuk mendon, flet, debaton, bind dhe fiton? Se ben dot?! Perse shkon te dhuna; c’e gjeti godinen se e njollose me te zezen e Partise ti? Po Partia a u zbardh se i more ti per ate mur te zezen? Jo or mik, jo! Jemi ne shekull tjeter, ne ate te te menduarit, arsyes, debatit, bindjes! Me dhune nuk arrin asgje! Me dhune kunder prones publike, te perbashketes, thjesht paguan ti nga tatimet e taksat, por edhe te tjere qe nuk te kane asnje borxh ty, fare! A e di cfare arrite? Bere te qeshe si perhere Lulzim Bashen, ja kaq, por kjo eshte e zakonshme, ai qesh dhe ne varrim! A e di cfare tjeter? Tamam ai, Lulzim Basha, kater shqiptare qe nuk ben kurre ate qe ti bere sot, i vrau, po po i pushkatoi dhe ishte Minister i Brendshem. Dhe ti dhunon krah tij, per te e menderen e tij?! E kupton sa e padrejte eshte!! Nderkohe, ju te tjeret; Po si ka mundesi qe nuk e kuptoni se e gjitha-flaka e tymi, nuk eshte “pro” jush por “kunder” jush; Nga i pari tek i fundit! Pushtetin doni, por ekonomine tuaj po shkaterroni! Flaka e Tymi, nuk ju japin pushtet, e keni provuar, jeni bere mbreter per ca ore e pastaj keqberes ne kafazet e gjykatave; Pas kesaj edhe 7 vite ne opozite! Kurre ne pushtet, ju jo e jo, por as edukuesit e zjarrit per ju! Ekonomine tuaj po demtoni; Tuajen, asfare te Shashes qe parate i vijne nga simotrat ruse! Sasha e ka pasurine e tij, po ju cfare keni? Sasha e shton pasurine e tij, po ju pse e pakesoni? Shihni sa pak jeni! Cfare borxhi ju ka nje Shqiperi e tere qe mezi pret ekonomine te konsolidohet e rritet, kthehet ne te ardhura per familjet e saj?! Asgje! Boll me Lulin! Ai i ka parate e tija!

A post shared by Erjon Brace (@erionbrace) on

Ditën e sotme, opozita e bashkuar zhvilloi për rreth tre orë protestën e shtatë para Kuvendit. Tubimi nisi me tensione mes qytetarëve dhe uniformave blu. Pas përplasjeve janë lënduar disa qytetarë dhe një efektiv policie. Kuvendi ndërkohë ka vijuar i qetë ku janë betuar 2 nga 3 deputetët e rinj. Basha mbylli protestën duke garantuar se nuk ka pakt me kryeministrin Edi Rama.