TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestuar një 43-vjeçar në Dibër, i cili së bashku me vëllain e tij ka dhunuar një mjek mbrëmjen e kaluar. Gjithashtu u shpall në kërkim vëllai i të arrestuarit si person i përfshirë në dhunën ndaj mjekut në kohën që po kryente shërbimin.
Sipas Policisë, i arrestuari është shtetasi me iniciale A.L, ndërsa mjeku i dhunuar është identifikuar si Agron Mezexhiu 70 vjeç. Mjeku 70-vjeçar kishte shkuar nga Tirana për të kryer shërbimet mjekësore në spitalin e Dibrës, por ra pre e dhunës. Ky rast nuk është i izoluar pasi dhuna ndaj bluzave të bardha ka qenë prezente në Tiranës, Lezhë, Durrës dhe së fundi në qytetin e Dibrës.
Të ndodhur përballë këtyre rrethanave, ka qenë vetë kryeministri Edi Rama i cili tha se do të ndërhyhet në Kodin Penal për të ashpërsuar masat ndaj agresorëve, të cilët godasin mjekët për shkak të detyrës.