TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetët e rinj që vijnë nga listat PD dhe LSI-së po përgatiten për të krijuar grupet parlamentare. Ata sot u mblodhën bashkë për të qartësuar idenë e tyre, duke iu drejtuar me një shkresë Kuvendit për formalizimin e grupeve. Nga PD, Rudina Hajdari eshte diskutuar si emri më i mundshem për kryesuese grupi. Ndërsa nga LSI Lefter Koka ka kërkuar një zonjë në krye të grupit të LSI. Enver Roshi ka propozuar Ediola Brahen.
Pritet që në seancën e radhës ata të mblidhen sërish për të qartësuar idenë e krijimi të grupeve parlamentare.
Ndërkohë nga ana e saj vetë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi disa herë është shprehur se deputetët që kanë pranuar mandatin janë vetëpërjashtuar nga strukturat e kësaj force politike.