AKTUALITET, 28 Mars 2019, 18:10

Lista/ “Fshesa” e Gent Cakajt në diplomaci, këta janë 13 diplomatët e shkarkuar nga detyra

Lista/ “Fshesa” e Gent Cakajt në diplomaci, këta janë

Të tjerë emra diplomatësh që janë larguar nga puna e tyre nëpër ambasadat shqiptare nëpër botë janë zbardhur.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se diplomatët e shkarkuar janë: Marin Meksi, Florian Nova, Laureta Minga, Enkeleda Ramizi, Artur Porpollogu, Ardian Mara me shërbim në Bruksel, Adhurim Resuli në Vjenë, Novruz Ceta, dhe Sarandi Napo në Bullgari, Bruna Koço dhe Blerta Derhemi në Bruksel, Inida Methoxha në Turqi si dhe Marsela Xhixho në Danimarkë.

Vendimi i Cakajt u publikua dy ditë më parë, duke shkaktuar polemika.