AKTUALITET, 6 Prill 2018, 11:10

Hysi e quajti poezi, Boçi ironizon: Lika më sill letër higjenike ose thirri të të ngrihet

Hysi e quajti poezi, Boçi ironizon: Lika më sill letër

Pas vendimit të marrë nga Byroja e Kuvendit për mos përjashtimin e Ramës nga seancat parlamentare ka ardhur edhe reagimi i deputetit demokrat Luçiano Boçi.

Boçi ka ironizuar argumentimin e deputetes së Partisë Socialiste Vasilika Hysi e cila deklaratën e bujshe të Ramës në Kuvend për “ngritjen dhe mosngritjen” e quajti frazë nga një poezi.

Në një postim në rrjetin social facebook me sarkazëm dhe ironi Boçi shkruan:

POEZIA E HYSIT DHE ZHURDENI KRYEMINISTER

Kush ka lexuar ose parë komedinë e Molierit “Borgjezi fisnik”, nuk e harron dialogun midis Zhurdenit që është vetë borgjezit fisnik dhe profesorit të tij të filozofisë:

ZHURDENI: Si? Kur them: “Nikoletë, sillmë pantoflat dhe skufjen e natës”, prozë është kjo?

PROFESORI I FILOZOFISË: Po, zotëri.

ZHURDENI: Për besë! Kam më tepër se dyzet vjet që folkam prozë dhe s’e ditkam fare.

Kjo komedi u përsërit dje në Byronë e parlamentit. Me pak ndryshime. Borgjezi fisnik, Zhurdeni tani është Halabaku fisnik, Rama.

Profesori i filozofisë është Kryetari i parlamentit, ndërsa Nikoleta është Vasilika.

Dialogu:

RAMA (Zhurdeni): Si? Kur unë them, “Lika ose Mimi më sill letrën higjenike” ose “Thirri-thirri të të ngrihet ai i shkreti kokulur s’të përgjigjet dot”, poezi është kjo?

GRAMOZI (profesori i “filozofisë”): Po, po shoku krieministër.

RAMA (Zhurdeni) Për besë! Kam më tepër se njëzet vjet që folkam me poezi dhe s’e ditkam fare.

Hallall Lika!