AKTUALITET, 22 Janar 2019, 14:42

Humbi garën për sekretar të PD-së, Basha e bën Telitin shef kabineti

Humbi garën për sekretar të PD-së, Basha e bën Telitin

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka emëruar sot drejtor të kabinetit, Dorjan Telitin, i cili kandidoi perballë Gazment Bardhit për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, të shtunën që kaloi.

Teliti është një njohës i mire i financave dhe ka ushtruar detyrën e këshilltarit të Grupit Parlamentar të PD.

Pas ndryshimeve në kupolën drejtuese të PD, mesa duket Basha ka vendosur të bëjë lëvizje edhe në stafin e tij të ngushtë.

Teliti pas garës për sekretar të përgjithshëm, shtrëngoi duart dhe e uroi z.Bardhi, pas shpalljes së rezultatit, me anë të një postimi në rrjetet sociale.