TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka reaguar mbi votimin në Parlamentin holandez për procedurën e vizave me Shqipërinë. Hajdari e shikon këtë vendim tejet shqetësues dhe thotë se mund të sjellë efekt zinxhir.
Përmes një psotimi në Facebook, Hajdari shkruan se: “Nëse qeveria Shqiptare do të kishte reaguar me përgjegjshmëri në kohë lidhur me situatën shqetësuese që shkaktoi ndërmarrjen e masave nga Parlamenti Hollandez ky vendim mund të parandalohej”.
Postimi i plotë i Rudina Hajdarit:
Shqetësues vendimi i Parlamentit të Hollandes që i kërkoi qeverisë rikthimin e rregjimit të vizave me Shqipërinë.
Parlamenti i Hollandes me një shumicë të pazakontë prej 2/3 (108 Vota Pro, 42 Vota Kundër) ka votuar pro propozimit të 5 partive parlamentare (VVD, CDA, PVV, SP dhe CU) “për rikthimin e rregjimit të vizave për shtetasit Shqiptarë” për shkak të: rritjes së aktiviteteve kriminale nga mafia Shqiptare në Hollandë, zgjerimit të rrjeteve të kontrabandës nga organizatat kriminale si dhe krimi ndërkufitar të cilët keq-përdorin lëvizjen e lirë për arritjen e synimeve të tyre të kundra-ligjshme.
Ky vendim i Parlamentit Hollandez është shënje reale e rrezikut potencial në dëm të proçesit të Integrimit Evropian të Shqipërisë në tërësi dhe për vendim-marrjen e radhës të Këshillit të BE (Vendeve Anëtare) lidhur me çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Nëse qeveria Shqiptare do të kishte reaguar me përgjegjshmëri në kohë lidhur me situatën shqetësuese që shkaktoi ndërmarrjen e masave nga Parlamenti Hollandez ky vendim mund të parandalohej.
Qëndrimet e qeverisë hollandeze dhe të ministrit të Jashtëm të Hollandës Stef Blok-ut vazhdojnë të jenë mundësi për të parandaluar këtë problem i cili është vërtet shqetësues dhe mund të sjellë efekt zinxhir.
Për këtë qeveria Shqiptare ka detyrë të rrisë seriozitetin/përgjshmërinë e bashkëpunimin me qeverinë dhe agjencitë ligjzbatuese partnere të Hollandes dhe të vendeve të tjera të BE në luftën kundër krimit të organizuar.
Ndërkohë ditën e djeshme Parlamenti Holandez, ka votuar ‘PRO’ kërkesës së 5 grupeve parlamentare, VVD, CDA, SP, CU dhe PVV që detyrojnë qeverinë t’i kërkojë Komisionit Europian rikthimin e vizave për Shqipërinë.