TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mohuar akuzat e kundërshtarëve të tij politikë në lidhje me faktin se familja e tij jeton në Holandë. Sipas Bashës, fëmijët e tij nuk kanë jetuar kurrë jashtë vendit. Ata shkollohen dhe jetojnë në Shqipëri. Basha akuzon kundërshtarët politikë dhe median për amplifikimin e këtyre informacioneve, të cilat sipas tij nuk janë të vërteta. “Fëmijët e mi jetojnë këtu dhe turp për ata gazetarë që, sa herë që karaktere të pështira si Erjon Veliaj apo dikush tjetër në studio u thonë se Basha ka familjen në Hollandë, njerëz që e dinë fare mirë se vajzat e mia janë këtu, jetojnë dhe shkojnë në shkollë këtu, këtyre u ka ngelur vetëm gënjeshtra. Edhe genjeshtrën ua thyen studentët, ua shkatërroi lëvizja studentore. Por këtyre s’u ka mbetur asgjë tjetër përveç gënjeshtrës dhe, natyrisht, media që i shërbejnë gënjeshtrës, të cilat, për turpin e tyre, nuk janë thjesht media sot, por kanë mision vetëm të pasurojnë pronarët e tyre. Janë pjesë e problemit dhe duhet të japin llogari para publikut, njësoj si oligarkët dhe kriminelët. Këta kanë zgjedhur të sakrifikojnë interesin publik, për të pasuruar veten e tyre, për të pasuruar miqtë e tyre, në kurriz të shqiptarëve”.