TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv është regjistruar mbrëmjen e sotme në Burrel.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 në hyrje të qytetit, ku pranë një mjeti është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë konstatuar se në oborrin pranë një mobilerie, ka qenë i parkuar një automjet tip “Land Rover”, ku pranë këtij automjeti dyshohet se është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke u dëmtuar pjesërisht.
Automjeti është në pronësi të shtetasit F.B, rreth 50 vjeç, banues në Burrel.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.