TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, doli në mbrojtje të kryeministri Rama, të cilin pak muaj më parë e krahasonte edhe me Skëndërbeun, për reformat që po i bente vendit.
Duke folur për fjalorin e rëndë të përdorur të Ramës ndaj gazetarëve, Spiropali, e mbron kryeministrin duek thënë se ishte vetëm një analizë ndaj gazetarëve dhe mediave.
Spiropali: Gazetarët kanë të drejtë të thonë gjithçka. A bini dakord me mua që ka një tendencë të medias për të denigruar figurën e politikanëve. Gazetarët duhet të jenë objektiv, të bëjnë detyrën e tyre. E di çdo të thotë të intimidosh median, të bësh atë që bënte ish kryeministri Sali Berisha. Rama ka bërë një analizë për gazetarët. Është mirë që ju vetë të bëni analizë, të kujtoni të kaluarën. Gazetarët nuk kanë asnjë shans për të negociuar as për veten e tyre.
Ndërkohë Tpz.al, risjell edhe njëherë në vëmendje me zë dhe figurë, "analizën" sipas Spiropalit, që Rama bëri ndaj gazetarëve dhe termat që përdori.
Rama: Këto janë pyetje pa pikë sensi
Rama: Ju nuk merrni vesh, jeni pjesë e problemeve
Rama: Ju nuk dini të kuptoni, as nuk keni lexuar
Rama: Mos bëj pyetje pa vend, shko lexo
Rama: Ju jeni për të qarë hallin
Rama: Çfarë janë këto pyetje idiote
Rama: Jeni një amplifikator thashethemesh i paparë
Rama: Unë spo ofendojë askënd, thirrini mendjes
Rama për pronarët: Edhe ata që ju paguajnë janë pjesë e problemit
Rama-gazetarit: Mos ndrysho nga roli i budallait
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/1932352880362377/
/TPZ.AL/