AKTUALITET, 25 Tetor 2017, 21:21

Elisa Spiropali: Edhe mediat e fyejnë Ramën, ai ka fëmijë dhe familje

Elisa Spiropali: Edhe mediat e fyejnë Ramën, ai ka fëmijë

 

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Top Story" në Top Channel.

Spiropali e ka mbrojtur qëndrimin e Edi Ramës ditën e sotme. Sipas saj, kryeministri nuk i ka ofenduar gazetarët, por thjesht ka bërë një analizë të punës së medias.

"Nuk ka asnjë intimidim. Kryeministri flet për gjendjen e medias në Shqipëri. Ne kemi të drejtë të analizojmë situatën e medias në vend."

Spiropali tha se edhe media nga ana tjetër e ka fyer kryeministrin.

"Edhe kryeministri është prej mishi e gjaku, ka fëmijë e familje", - u shpreh Spiropali.

TPZ.AL