AKTUALITET, 25 Tetor 2017, 21:48

Ja si i ndërsen Edi Rama militantët kundër gazetarëve

Lançimi publik që Kryeministri Rama u bëri mediave prodhoi një reagim të madh publik dhe si mjeshtër i komunikimit që është menjëherë Edi Rama nxitoi të publikonte një status ku i thellonte fyerjet akuzat dhe intimidimin ndaj medias.Ndoshta llogaritë i dalin se në këtë moment qoftë edhe me kosto të lartë është më mirë të tërheq vëmendjen nga mbrojtja që i bëri Saimir Tahirit duke mos i hequr imunitetin.  Kësaj here duke i bërë dhe për budallenj atë që njerzit e medias në veçanti dhe qytetarët në përgjithësi e panë me zë dhe me figurë.  Si një mjeshtër i vërtet i populizmit në fund u lëshon dhe “popullin e tij socialist” të shfryjë mbi gazetarët pasi është sulmuar udhëheqësi i Madh.“ Le ta pyesin njëherë publikun se çfarë mendon për ta, se kushedi u del që unë them atë që shumica e popullit nuk ka mikrofon t’ua thotë”. Afërmendsh dihet se çfarë do prodhojë kjo deklaratë militantët “janë zgjidhur nga zinxhiri” dhe i thurin lavde Skënderbeut.

Dhe ata “llumi i kazanit qytetar” (siç i pëlqen Ramës ti quaj kundërshtarët e tij) janë lëshuar në faqen e kryeministrit dhe fyejnë me emër dhe mbiemër ose të gjithë bashkë gazetarët e Shqipërisë. Çuditërisht etika nuk po funksionon në faqen e Edi Ramës askush nuk po i heq komentet fyese për gazetarët. Me siguri ky ka qënë edhe qëllimi i liderit suprem të linçojë gazetarët dhe tu japë mundësi atyre "qorrave" të fyejnë këdo që smendon si udhëheqësi. Ndoshta nesër, pasnesër tifozët e Edi Ramës do të gjejnë kurajo dhe guxim të godasin ndonjë gazetar në rrugë. Ai i ka ndërsyer qentë tani ata pritet të kafshojnë.

Kjo deklaratë ngjan pak me atë që Rama bëri para zgjedhjeve kur u kërkoi policëve të mblidhnin vota për Partinë Socialiste. Më pas çuditërisht bëri sikur u tërhoq po në fakt deklarata e kishte bërë efektin. Sidoqoftë në faqen e Edi Ramës në Facebook janë me qindra dhe komentet që ia thonë në sy “turp të kesh” kjo është ende një shpresë që ka ende qytetarë të vendosur për t’ia thënë Edi Ramës se nuk e kanë frikë. Frika ëshët ajo që duhet thyer, ndoshta dhe nga kolegët që e dëgjuan disa minuta ti fyente ndërkohë që ndonjë shishe uj të ftohtë surratit sdo ti kishte bërë keq Kryeministrit, ndoshta do ta kishte sjell shpejt në vete.

TPZ.AL j.o