AKTUALITET, 24 Nëntor 2018, 13:26

I thyen nofullën arbitrit, lexoni çfarë dënimi shembullor marrin tifozët

I thyen nofullën arbitrit, lexoni çfarë dënimi shembullor

Një dënim shembullor kanë marrë 3 futbollist dhe 1 tifozë nga Irlanda të cilët sulmuan arbitrin Daniel Sueni pas takimit.

Ata i thyen nofullën dhe i shkaktuar dëmtime të shumta në fytyre, një operacion që zgjati 5 orë. “jemi tronditur dhe tmerruar. Sulmet ndaj arbitrave janë rritur shumë.

Duhet të na konsiderojnë si burim që duhet të marrim mbrojtjen dhe respektin që meritojmë”, u shpreh Paul O’Brajan, president i Shoqatës së Arbitrave të Irlandës. Dënimi nga Federata ishte i pashembullt.

Lojtarët e ekipit amator janë dënuar me 40 vjet larg futbollit. Tifozi nuk mund të shkelë më në tribuna. Klubi që ata bënin pjesë, Mungar, është dënuar me 500 euro për mungesën e kontrollit ndaj lojtarëve.