AKTUALITET, 19 Shkurt 2018, 14:24

Haxhinasto tek Krimet e Rënda: Fola për përgjegjësitë e mia

Haxhinasto tek Krimet e Rënda: Fola për përgjegjësitë e

Ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka përfunduar seancën e pyetjeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Pas më shumë se një ore, Haxhinasto doli nga dera e prokurorisë, por para medias foli shumë pak.

Interesimit të medias, Haxhnasto iu përgjigj fare shkurt: Fola për ato gjëra që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e mia gjatë periudhës që janë bërë tenderat dhe unë kam qenë ministër.

Haxhinasto po hetohet për veprën penale të korrupsionit.

Ka dyshime për abuzime me rrugët, kryesisht me tenderin e rrugës Tiranë-Elbasan./TPZ.AL

[gallery columns="1" ids="71895,71896,71897,71898,71899"]