AKTUALITET, 28 Gusht 2021, 09:17

Hakmarrje për sulmin në Kabul! SHBA vret organizatorin e ISIS-K në Afganistan

Hakmarrje për sulmin në Kabul! SHBA vret organizatorin e ISIS-K

Situata në Kabul është alarmante. Tashmë SHBA ka marrë masa pas sulmeve terroriste që ndodhën ditë më parë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë natës goditën dhe vranë një nga organizatorët e ISIS-k, organizata e cila mori përsipër sulmin në aeroportin e Kabullit, në të cilën 150 afganë dhe 13 ushtarë amerikan humbën jetën.

Identiteti i militantit nuk është zbuluar por Pentagoni e cilësoi si një nga organizatorët e kësaj organizate.

Presidenti amerikan, Joe Biden pas sulmeve në Kabul, ku humbën jetën 13 ushtarë amerikanë dhe rreth 150 civilë afganë, u betua se SHBA-të do të kundërsulmonin.

“Ne nuk do të falim. Ne nuk do të harrojmë. Ne do t’iu ndjekim dhe do ta paguani këtë”, tha Biden pas sulmit. Sulmin në Kabul para dy ditësh e mori përsipër dega afgane e IS-it, IS-K.

Ambasada amerikane në Kabul u bëri thirrje amerikanëve “menjëherë” të largohen nga portat e aeroportit.

Qytetarët amerikanë që ndodhen për momentin tek Porta Abbey, ajo Veriore apo e Ministrisë së re të Punëve të Brendshme duhet të largohen menjëherë”, bëri të ditur ambasada në një publikim të fundit.