AKTUALITET, 27 Gusht 2021, 22:18

Shtëpia e Bardhë: Asnjë nxitim për të njohur talebanët

Shtëpia e Bardhë: Asnjë nxitim për të njohur

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se nuk do të ketë nxitim për të njohur talebanët, të cilët rimorën pushtetin pas 20 vitesh në Afganistan.

Sekretarja e Shtypit, Jen Psaki hedh poshtë planet për të njohur autoritetin e talebanëve në të ardhmen e afërt.

“Dua të jem vërtet e qartë: nuk ka asnjë nxitim për njohjen e çfarëdo lloji nga Shtetet e Bashkuara ose ndonjë partner ndërkombëtar me të cilin kemi biseduar,” thotë ajo.

E pyetur në lidhje me koordinimin midis talebanëve dhe ushtrisë amerikane javët e fundit, Psaki përgjigjet: “Ky nuk është i vetmi vend në botë ku ne duhet të punojmë me kundërshtarët.”