AKTUALITET, 27 Gusht 2021, 22:05

Shifra të frikshme nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, 36 të vdekur dhe mbi 1037 raste të reja

Shifra të frikshme nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, 36

Situata nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut vijon të jetë e rëndë. Ministria e Shëndetësisë nnë shtetin fqinj ka njoftuar sot 1.037 raste të reja me Covid nga 6.654 testime të kryera.

MSH informon se kanë ndërruar jetë 36 persona si pasojë e virusit në orët e fundit.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 534 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 173.689, prej të cilëve 154.174 janë shëruar, ndërsa 5.818 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 13.697.