TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqiptarët do të jenë kundërshtarë në dy kampet më të mëdha politike për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.
Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët dhe Afrim Gashi i Alternativës lidhën sot koalicionin me kryetarin Hristjan Mickoski të VMRO-DPMNE.
Ata do të sfidojnë LSDM-në e Zaevit dhe BDI-në e Ali Ahmetit që përveçse qeverisin, kanë dhe një marrëveshje koalicioni për zgjedhjet lokale. Me ta është bashkuar dhe Menduh Thaçi.
Bashkëpunimi mes partive opozitare nënkupton se në disa komuna do të ketë marrëveshje për të kandiduar vetëm njëra palë një kandidat dhe të mbështetet nga të gjitha, kurse tek të tjerat të gjitha partitë të kenë kandidatë.