TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dita nis me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, ku më të shpeshta vranësirat do të jenë në zonën e Alpeve shqiptare duke rrezikuar shira të pakët gjatë mesditës.
Por, sipas Meteoalb, pas mesditës parashikohet përmirësim i kushteve të motit në vendin tonë duke bërë që kthjellimet të dominojnë zonat bregdetare ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në pjesën tjetër të vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten me 2 gradë në mëngjes por rritje të lehtë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugor -Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.